Me mirëmbajtjen e duhur, sanimin dhe rikonstruksionin të konstruksioneve prej betoni të armuar (BA), zgjatet jetëgjatësia e tyre e shfrytëzimit. Produktet dhe sistemet për riparimin e betonit janë projektuar në përputhje me kërkesat e standardeve evropiane EN 1504. Grupi RIPARIMI I BETONIT përfshin astarë për krijimin e lidhjes ndërmjet betonit të vjetër dhe atij të ri, llaçe riparuese me bazë çimentoje dhe me bazë epokside, llaçe të gatshme për betonim me spërkatje (torkretim), si dhe përzierje për injektim me bazë epokside. Ndryshe nga llaçet e zakonshme, këto produkte karakterizohen nga veti të larta mekanike dhe ngjitje të shkëlqyer me nënshtresën ekzistuese. Aplikohen për sanimin konstruktiv të konstruksioneve të dëmtuara prej betoni të armuar, mbushjen e plasaritjeve dhe përforcimin e BA elementeve. Ky lloj i produkteve zhvillojnë rezistencë të lartë dhe krijojnë lidhje të fortë me betonin dhe çelikun, parandalojnë „degradimin„ e mëtejshëm të betonit dhe mbrojnë armaturën brenda tij. Përveç formulimeve të vetë produkteve, kjo është një kategori e veçantë produktesh, vlera e së cilës plotësohet edhe nga ekipet tona inxhinierike, qoftë në terren, qoftë në laboratorin e akredituar. ADING është sinonim i dijes dhe i përvojës 60-vjeçare në të gjitha fazat e sanimit: kryerjen e inspektimit dhe vlerësimin e gjendjes së konstruksionit, hartimin e projektit të sanimit, përzgjedhjen e materialeve dhe teknologjisë së zbatimit, si dhe ofrimin e asistencës profesionale gjatë aplikimit. Produktet aolikohen në BA -konstruksionet të ndërtesave të larta, objektet hidroteknike, objektet industriale, ura, tunele, oxhaqe fabrikash dhe objekte të tjera të veçanta inxhinierike.