Përzierjet për mbushje dhe injektim përdoren gjatë realizimit të elementeve konstruktive, ku kërkohet saktësi dhe transmetim i sigurt i ngarkesave të mëdha. Kjo kategori produktesh përfshin llaçe të gatshme me bazë çimentoje për mbushje dhe nënbushje, si dhe aditivë të posaçëm për injektimin e kabllove të paranderjes, të certifikuar sipas standardit EN 1504. Ndryshe nga përzierjet e zakonshme me bazë çimentoje, të cilat karakterizohen nga deformime të theksuara për shkak të tkurrjes, këto produkte dallohen për bymim të kontrolluar, i cili parandalon formimin e plasaritjeve dhe siguron kontakt të përsosur ndërmjet elementeve. Formulimet dhe përbërja e tyre mundësojnë vetënivelimin dhe zbatimin e lehtë edhe në vende me qasje të vështirë, pa rrezikun e veçimit të ujit. Materialet arrijnë shpejt rezistencë të lartë dhe kanë ngjitshmëri të shkëlqyer me nënshtresat prej betoni dhe çeliku. Me aplikimin e tyre eliminohen pikat e dobëta dhe garantohet siguria dhe qëndrueshmëria e konstruksionit. Ato përdoren në objekte infrastrukturore, industriale dhe objekte të tjera ndërtimore, për nënbushjen e saktë të mbështetëseve të urave, shinave të vinçave, pajisjeve të rënda industriale, si dhe për ankorimin e armaturës në beton.