Lyerje dhe suva dekorative

Grupi i veshjeve dhe suvatimeve Dekorative përfshin produkte për trajtimin përfundimtar dhe dekorativ të plotë të sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme – duke filluar nga astarët përkatës, bojërat premium për ambiente të brendshme (polikolorët), bojërat për fasada, si dhe suvatimet dekorative për fasada („abrib„) dhe suvatimet për realizimin e teknikës kulir, me tekstura dhe shkallë të ndryshme të strukturimit të sipërfaqes. Ofrojmë suvatime dekorative minerale, akrilike dhe silikoni për fasada, të përshtatshme për çdo buxhet. Në këtë grup përfshihen edhe bojërat për pishina, të cilat karakterizohen nga qëndrueshmëria dhe efekti i lartë estetik. Të gjitha produktet janë projektuar për të siguruar mbrojtje afatgjatë dhe papërshkueshmëri nga uji të sipërfaqeve të trajtuara.