Rezistenca ndaj ujit është një nga faktorët më të rëndësishëm për jetëgjatësinë e çdo objekti ndërtimor. Për këtë arsye, ADING zhvillon sisteme të avancuara të hidroizolimit, të cilat sigurojnë mbrojtje të plotë nga depërtimi i ujit dhe lagështisë. Asortimenti ynë përfshin zgjidhjet më bashkëkohore në industrinë e ndërtimit: hidroizolime të ngurta dhe fleksibile me bazë çimentoje, membrana të lëngshme akrilike dhe shirita të posaçëm për fugat. Ne ofrojmë materiale polimer-çimentoze dhe akrilike, të cilat formojnë një shtresë mbrojtëse të vazhdueshme dhe të pandërprerë, me rezistencë të jashtëzakonshme ndaj presionit hidrostatik pozitiv dhe negativ. Këto sisteme përfaqësojnë zgjidhje të dëshmuara për hidroizolimin e themeleve, hapësirave nëntokësore, kulmeve të rrafshëta dhe terasave, si dhe të nyjave sanitare, pishinave dhe rezervuarëve të ujit të pijshëm. Përveç ngjitjes së fortë me nënshtresën prej betoni, elasticiteti i tyre i lartë mundëson mbulimin e sigurtë të mikroplasaritjeve që krijohen si pasojë e uljes dhe konsolidimit të objektit. Përparësi shtesë është përshkueshmëria e tyre ndaj avujve të ujit, e cila mundëson që konstruksioni të «marrë frymë» lirisht, duke mbetur njëkohësisht i thatë. Duke aplikuar materialet tona të dëshmuara hidroizoluese, ju investoni në një ndërtim të sigurtë dhe eliminoni në mënyrë afatgjatë rrezikun e dëmtimeve konstruktive të shkaktuara nga lagështia kapilare ose nga depërtimi i ujit.