Konstruksionet prej betoni të armuar dhe ato prej çeliku janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj ndikimeve agresive të mjedisit të jashtëm, të cilat si pasojë përfundimtare shkaktojnë karbonatizimin e betonit dhe korrozionin e armaturës. ADING zhvillon dhe përmirëson vazhdimisht veshjet mbrojtëse, të cilat maksimizojnë jetëgjatësinë e shfrytëzimit të objekteve dhe janë të certifikuara në përputhje me standardin evropian EN 1504. Kjo kategori produktesh dhe sistemesh i bashkon veshjet për mbrojtjen e betonit dhe çelikut, mjetet për impregnimin dhe impregnimin hidrofobik, si dhe inhibitorët e avancuar të korrozionit. Ndryshe nga bojërat e zakonshme që gjenden në treg, të cilat ofrojnë vetëm rifreskim estetik, sistemet tona sigurojnë mbrojtje thelbësore kundër korrozionit, duke parandaluar veprimin agresiv të lagështisë, klorureve dhe dioksidit të karbonit. Me aplikimin e tyre krijohet një barrierë e fortë, UV- rezistente , por njëkohësisht e përshkueshme nga avujt e ujit, e cila mbron strukturën e materialit dhe armaturën, duke i mundësuar objektit të „marrë frymë„ në mënyrë natyrale. Këto produkte dhe sisteme mbrojtëse aplikohen si në ndërtimin e objekteve të reja, ashtu edhe gjatë sanimit të tyre, në pothuajse të gjitha objektet infrastrukturore (ura, viadukte, tunele, mure mbajtëse, barriera), si dhe në objektet industriale në mjedise urbane dhe jashtë tyre. Jetëgjatësia dhe kostot e mirëmbajtjes së objektit gjatë periudhës së shfrytëzimit të tij janë në lidhje të drejtpërdrejtë me shtresën përfundimtare mbrojtëse që sigurohet nga veshjet tona mbrojtëse.