Ngjitësit ndërtimorë janë pjesë e programit të prodhimit të ADING-ut prej më shumë se 30 vjetësh. Ngjitësit për pllaka qeramike nga linja HIDROKOL janë të destinuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo linjë përfshin ngjitës të papërshkueshëm nga uji, ngjitës për vendosjen e „pllakave mbi pllakat„, ngjitës me ngurtësim të shpejtë, si dhe ngjitës fleksibilë për pllaka me format të madh. Ngjitësit për fasada nga linja STIROKOL janë të destinuar për realizimin e fasadave termoizoluese. Gjithashtu, ofrojmë ngjitës për murim me shtresë të hollë me blloqe prej betoni të lehtë (siporeks), si dhe ngjitës të posaçëm për elemente prej betoni dhe metali. Çdo produkt është formuluar për të siguruar lidhje të fortë, efikasitet gjatë punës dhe rezultate afatgjata. Një pjesë nga produktet e këtij grupi janë edhe masat për mbushjen e fugave, të cilat janë të papërshkueshme nga uji, rezistente ndaj veprimit të baktereve, mykut dhe kërpudhave.