Image8 Pri 2020

Përmirësimi i cilësisë së elementeve të parafabrikuara të betonit duke aplikuar aditivë ADING

REKOMANDIME PËR PRODHUESIT E ELEMENTEVE TË PARAFABRIKUAR TË BETONIT- "EPB" (paver elemente, pllaka bekatoni, kube betoni - terma që më së shpeshti përdoren për këtë lloj elementesh ndërtimorë). Ato janë po aq të rëndësishme edhe për klientët - si të njohin dhe zgjedhin llojin e elementeve cilësore të parafabrikuara të betonit - "EPB".

Gjatë prodhimit "EPB", faktori kryesor për cilësinë janë pajisjet me të cilat prodhohet materiali si dhe materiali i cili përdoret në vetë procesin. Përzgjedhja e pajisjeve dhe materialit për prodhimin e produktit të përfunduar varet nga zgjedhja e vetë prodhuesit. Projekti për përzierjen e betonit, sipas të cilit do të kryhet prodhimi i "EPB", duhet të lëshohet nga një laborator i akredituar që është i autorizuar për të lëshuar certifikata për këtë lloj procesi të prodhimit. Laboratori bën ekzaminime paraprake të materialeve dhe sipas rezultateve të marra që, me një plan të saktë të përbërësve, të përgatit projekt për përzierjen e betonit. Pikërisht projekt i tillë është garanci që produkti përfundimtar do t’i përmbushë të gjitha standardet e nevojshme për prodhimtari cilësore, të një lloji të caktuar të "EPB".

Laboratori Qendror i Akredituar (LQA) është pjesë e Sistemit të Biznesit në Ading dhe është i specializuar për të bërë testime në bazë të metodave të akredituara nga katër fusha: BETON, AGREGAT, CEMENT dhe LLAÇ. Në këtë laborator janë realizuar numër i madh testimesh, për të rritur cilësinë e elementeve të parafabrikuara të gatshme, e duke përdorur aditivë të përshtatshëm. Gjithashtu, një numër i madh testimesh laboratorike dhe industriale janë realizuar në vendin e punës, te kompanitë prodhuese si në vendin tonë ashtu edhe jashtë vendit dhe gjatë kësaj është akumuluar  përvojë dhe njohuri jashtëzakonisht e madhe për këtë problematikë.

Si rezultat i këtyre testimeve, është vërtetuar se aplikimi i aditivëve të duhur e rrit dukshëm cilësinë e "EPB". Roli kryesor i aditivëve është të përmirësojnë maksimalisht formën, fortësinë, hidroizolimin, rezistencën dhe qëndrueshmërinë e elementit. Prandaj, qëllimi ynë është të ndihmojmë prodhuesit e këtij lloji të produkteve të ndërtimit rreth përzgjedhjes së aditivëve. Këto informacione janë të dobishme dhe i rëndësishëm edhe për përdoruesit e fundit, për shkak të zgjedhjes së "EPBve" cilësore. Me këtë tekst do të shpjegojmë shkurtimisht karakteristikat e aditivëve, rekomandimet për dozimin dhe efektet të cilat arrihen me përdorimi i tyre.

PËR PROCESIN E PRODHIMTARISË SË "EPB"

Procesi i prodhimit zakonisht kryhet në dy procedura:

Me makina të cilat, me ndihmën e vibro platformave me presion të lartë, në kallëpe që e kanë formën e dëshiruar, formojnë përzierjen e betonit të freskët të lagur tokësor, në formën e dëshiruar të elementit të gatshëm. Në përbërjen e shtresës së parë të poshtme, përdoret përzierje e agregatit me grimca të mëdha dhe çimentos, ndërsa në shtresën e dytë të sipërme, përdoret përzierje e agregatit me grimca të imëta dhe çimento. Për të përmirësuar cilësinë e "EPB-ve" të gatshme, rekomandohen dy lloje aditivësh, që dozohen veçmas në shtresën e poshtme dhe në të sipërmen. Nëse procesi i prodhimit zhvillohet vetëm me një procedurë, në një shtresë, atëherë dozimi i të dy aditivëve bëhet në një procedurë.

Procesi i prodhimit fillon me vendosjen e shtresës së poshtme-të parë të përzierjes së betonit, që përbëhet nga një përzierje e agregatit me grimca të mëdha dhe çimentos. Për këtë pjesë të procesit rekomandohet aditivi ADINGPAVER. Ky lloj aditivi përdoret në përzierjet e betonit me faktor jashtëzakonisht të ulët të ujë-çimento - betoni i lagur tokësor (S1 Klasa), vendosja e të cilit bëhet ekskluzivisht me makinë duke shtypur dhe vibracion.

Funksioni kryesor i ADINPGAVER është të sigurojë të arrihet efekti maksimal i shtypjes së elementit të parafabrikuar, në mënyrë që produkti përfundimtar të marrë:

- dendësi më të madhe;

- papërshkueshmëri më të madhe ndaj ujit;

- karakteristika më të mëdha të fortësisë.

Ky aditiv vepron si një "lubrifikant" në procesin e formimit të shtresës së poshtme, i cili mundëson të arrihet dendësi maksimal midis përbërësve të përzierjes së betonit, duke kontribuar kështu në rritjen e karakteristikave të përmendura më lartë, si dhe të fitohen sipërfaqe që janë të sheshta dhe të lëmuara në mënyrë ideale.

ADINGPAVER luan një rol të madh në rritjen e:

- rezistencës së elementeve ndaj ndikimeve atmosferike;

- rezistencë më e madhe ndaj ngricave, kripërave për shkrirje të akullit dhe agresione të tjera kimike.

Nga testimet e kryera në laboratorin në Ading, forca kompresive e elementeve të parafabrikuara në të cilat përdoret aditivi ADINGPAVER rritet deri në 12%. Doza optimale e këtij aditivi shkon nga 0.5% deri në 1.5% të peshës, në raport me masën e përgjithshme të çimentos së përzierjes së betonit, në shtresën në të cilën aditivi vendoset. Gjatë dozimit të aditivit, duhet të zvogëlohet sasia e ujit të projektuar që është përshkruar në recetë, ndërsa kjo ulje shkon nga 6% deri në 12%, varësisht nga përqindja e dozimit të aditivit.

Dozimi i aditivit bëhet në procesin e përzierjes së përbërjes së betonit, ndërsa efekti më i madh arrihet nëse dozimi i tij bëhet pas dozimit të paktën 80% të sasisë së ujit të paraparë për përbërjen e betonit. Rekomandohet që koha e përzierjes së përbërjes së betonit me shtesën e aditivit të rritet për 50% më shumë se koha e rekomanduar. Gjatë dozimit të aditivit, duhet të respektohen kufijtë e përshkruar të dozimit, sepse mbidozimi i aditivit mund të rezultojë me rritje të padëshirueshme të sasisë së ajrit të thithur (poret) në vetë përzierjen e betonit.

Procesi i prodhimit vazhdon me vendosjen e shtresës së dytë të sipërme të elementit të parafabrikuar. Ashtu si në ciklin e mëparshëm, vendosja bëhet me presion dhe vibracion me makinë të përzierjes së betonit, që përbëhet nga agregat me grimca të imëta (në disa raste përdoret ngjyrues shtesë) dhe çimento. Për këtë proces rekomandohet aditivi HIDROFOB 21.

Funksioni kryesor i këtij aditivi është të parandalojë thithjen (absorbimin) e ujit duke formuar sipërfaqe të papërshkueshme nga uji të elementit të parafabrikuar të betonit, duke e bërë atë të papërshkueshëm nga uji. Me efektin e papërshkueshmërisë së ujit, me aplikimin e aditivit HIDROFOB 21 automatikisht rritet qëndrueshmëria dhe rezistenca e elementeve të parafabrikuara, veçanërisht e elementeve që janë të ekspozuar ndaj ndikimeve të ndryshueshme atmosferike, ngricave, agresioneve të kripës dhe ndikimeve kimike.

Imazhe: Efektet e përdorimit të aditivëve

Përdorimi i kësaj shtese e shmang shfaqjen e njollave të bardha në sipërfaqen e parafabrikateve, që më së shpeshti ndodh në produktet që rezultojnë pa përdorim të  aditivëve. HIDROFOB 21 dozohet në vetë procesin e përzierjes, pas dozimit të 80% të ujit të përshkruar në përzierjen e betonit. Doza optimale e aditivit shkon nga 0.2 % deri në 0.7% në bazë të peshës, në raport me masën e përgjithshme të çimentos në përzierjen e betonit, në shtresën e cila vendoset. Sikurse në procesin e mëparshëm, rekomandohet që koha e përzierjes të rritet për 50% më shumë se koha e paraparë. Te elementet e gatshme, në të cilat aditivi HIDROFOB 21 është përdorur në shtresën e dytë, lejohet dhe nuk ka asnjë kufizim në lidhje me aplikimin e shtresave mbrojtëse dhe dekorative sekondare në sipërfaqe.

* PËRFUNDIM: Cilësia e elementeve të parafabrikuara të gatshme do të jetë identike, nëse ato prodhohen sipas procesit të kontrolluar të prodhimit dhe përbërjes së kontrolluar të përzierjes së betonit. Për shkak sasisë së kontrolluar dhe të kufizuar maksimale për përdorim të përbërësve të përzierjes së betonit, përmirësimet e cilësisë janë të mundshme vetëm me përdorimin e aditivëve që i rrisin parametrat për të përmirësuar cilësinë e elementit të parafabrikuar të gatshëm.

Përgatiti: Ing i dipl. i ndërtimtarisë Bojan Damçevski