Laboratori Qendror Ading (LQA) është laborator në të cilin testohen materiale ndërtimore: çimento, agregat, beton i freskët dhe i ngurtësuar, si dhe testim i llaçeve për suvatim.
Më 16.09.2015, LQA për herë të parë e fitoi certifikatën për akreditim nr. LT-055, nga Instituti për Akreditim i R. Maqedonia e Veriut. Kjo certifikatë u lëshua sërish më 10.07.2019 ashtu që me të laboratori u akreditua për 25 metoda të testimit në fushat e mësipërme.
Me këtë certifikatë u konfirmua që laboratori i plotëson kërkesat e standardit MKC EN ISO/IEC 17025:2018 për aktivitetet të cilat janë përshkruar në shtojcën e certifikatës. Në shtojcën e bashkëngjitur të certifikatës është edhe lista e të gjitha metodave të testimit për të cilat laboratori është akredituar.
Gjatë punës deritanishme, LQA i ka realizuar me sukses aktivitetet e saj dhe vazhdon të punojë në përmirësimin e operacioneve dhe ngritjen e nivelit të shërbimeve që i ofron.
Pdf. Certifikata e akreditimit
Pdf. Shtojcë në certifikatën e akreditimit