Image24 Pri 2020

NDËRTIMI I PISHINAVE TË BETONIT

Trendi i ndërtimit të pishinave të betonit të armuar, për relaksim dhe rekreacion, është në rritje  kështu që pishinat kanë filluar të ndërtohen në madhësi dhe forma të ndryshme, pishina të hapura dhe të mbuluara, me ujë të freskët ose të kripur, akua parqe, liqene artificiale, shatërvanë.

Gama e gjerë e produkteve ADING përfshin edhe materiale për të ndërtuar pishina betoni.

Pasi të përcaktohet forma dhe madhësia e pishinës, është e nevojshme të bëhet rregullim i mirë i dimensioneve e pastaj të realizohet ndërtimi plotë. Struktura prej betoni duhet të dimensionohet për dy kushte të ngarkesës - pishinë boshe dhe e plotë.

Pavarësisht nëse pishina prej betonit të armuar është gërmuar në tokë ose ndërtohet mbi nivelin e tokës, është e nevojshme të sigurohet hidroizolim i strukturës së betonit, me beton të papërshkueshëm nga uji, dhe me sistem hidroizolimi që do të parashikojë dhe sigurojë depërtimet nga instalimet dhe çarjet.

Për të siguruar jo-përshkueshmërinë e strukturës AB, është e nevojshme që betoni të ketë strukturë të mbyllur, që garanton absorbim (thithje) minimale të ujit në beton. Prandaj, betoni duhet të ndërtohet dhe kultivohet siç duhet, duhet të jetë homogjen, pa asnjë çarje ose segregime.

Parakushtet themelore për të prodhuar beton cilësor, që për veti e kanë papërshkueshmërinë e lartë nga uji janë: përzgjedhja e saktë e materialeve për prodhim të betonit (agregat, çimento dhe aditivë), përzgjedhje e duhur e teknologjisë për prodhim dhe instalim të betonit dhe kultivim i betonit të freskët.

Për të shmangur plasaritjet (çarjet), betonimi duhet të realizohet në vazhdimësi pa ndërprerje. Ndërprerja e lidhjes mes horizontales dhe vertikales realizohet me produkte të veçanta. Detaji 1: Ndërprerjet gjatë  betonimit duhet t; parashikohen për shkak të sistemit statik ose dinamikës së betonimit dhe kushteve të punës. Ndërprerjet gjatë betonimit e bëjnë objektin më të shtrenjtë për shkak të mënyrave të veçanta të përpunimit dhe ato paraqesin pika të dobëta gjatë shfrytëzimit të atij objekti.

Për ndërtim të pishinave me forma të çrregullta përdoret beton i spërkatur me granulim më të imët, me aditiv për lidhje të shpejtë dhe nëse është e nevojshme edhe me fibra metalike ose sintetike.

Betoni i integruar menjëherë pas ngurtësimit duhet të kultivohet - brenda disa ditësh ai duhet të spërkatet me ujë dhe / ose të mbulohet me material që do të ruante lagështinë (najlon, geotekstil, jute). Te sipërfaqe të mëdha të hapura të betonit të ekspozuara ndaj erës, është e dëshirueshme që betoni të mbrohet duke e spërkatur me material të specializuar për mbrojtje të sipërfaqes - ZASTITA B3 (MBROJTJA B3).

Për të prodhuar beton cilësor për pishinë, me performancë më të lartë dhe shkallë të lartë të rezistencës ndaj përshkueshmërisë së ujit, ju rekomandojmë që njëkohësisht të përdoren dy lloje të aditivëve nga programi i prodhimit të ADING: Plastifikues FLUIDING në kombinim me aditiv kundër përshkueshmërisë së ujit HIDROFOB T ose për rezultate më të mira: Superplastifikues SUPERFLUID 21 me aditiv kundër përshkueshmërisë së ujit HIDROFOB 21.

Gjatë ndërprerjeve të betonimit dhe lidhjeve të parashikuara siç është bashkimi i pllakës / horizontales / dhe mureve / vertikales / është e nevojshme të bëhet një trajtim i veçantë / Detaji nr. 1 /. Këto janë pika të dobëta përmes të cilave uji mund të depërtojë dhe është i mundur dëmtimi i hidroizolimit. Para se të bëhet betonimi në pjesën që vijon - muret, betoni në vendin e lidhjes (bashkimit) lyhet me ADINGPOKS N dhe mbi të është vendoset shirit që zgjerohet HYDROTITE. Kjo metodë e përpunimit do të sigurojë lidhje të mirë midis betonit të ri dhe të vjetër, ndërsa në rast të plasaritjes dhe depërtimit të ujit, shiriti që zgjerohet do të ndalojë depërtimin. Me shirit që zgjerohet HYDROTITE dhe ADINGPOKS N mbështillen edhe tubat e instalimeve në vendin ku ata depërtojnë nëpër beton.

DETAJI “1” – Përpunimi i lidhjeve (bashkimeve) dhe ndërprerjeve të betonit me HYDROTITE 

Pas betonimit (pas 28 ditësh) rekomandohet të mbyllen plasaritjet (çarjet) dhe të bëhet një mbushje provë e pishinës. Mbushja dhe zbrazja provë do të ngarkojë pishinën e pas kësaj mund të shfaqen plasaritje. Ato duhet të riparohen para se të aplikohet hidroizolimin e pishinës. Plasaritjet riparohen me ADINGPOKS N me të cilin përpunohen edhe holkerët – lidhjet e horizontales me vertikalen. Për siguri më të madhe ose në rast se paraqiten plasaritjeve më të mëdha, ngjitët shirit i gomës Proofmate FD Foil.

ADINGPOKS N është ngjitës epoksid që përdoret për të përpunuar lidhjet, holkerët, mbushjen e plasaritjeve dhe riparimet të elementeve nga betoni, betoni i armuar dhe llaç çimentoje. Ka ngjitje të shkëlqyeshme në bazë që ka lagësht, është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe i papërshkueshëm nga uji. Për të mbushur plasaritjet, duhet që paraprakisht të bëhet trajtimi i plasaritjes për të hapur, mekanikisht, në mënyrë që të formohet një e çarë me dimensione minimale: gjerësi/thellësi = 1.0 / 2.0 cm. E çara të pastrohet nga pluhuri dhe papastërtia e pastaj vendose ADINGPOKS N. / Metoda e përgatitjes dhe instalimit është përshkruar në detaje në prospektin teknik të produktit/

DETAJI “2” – Hidroizolim i pishinës

Експандирачки ленти HYDROTITE

DETAJI “3” – Instalim i shiritit që zgjerohet HYDROTITE 

Shtresa përfundimtare mbrojtëse dhe dekorative e pishinës mund të bëhet me ngjyrë pishine ose me pllaka pishine. Ngjyra e pishinave është variant më i thjeshtë dhe i shpejtë për ta realizuar, si dhe më i lirë, por nuk është afatgjatë dhe duhet të rinovohet çdo sezon. Pllakat e pishinës janë një variant më kompleks për të realizuar shtresën përfundimtare të pishinës, por variant më i shtrenjtë, por është variant afatgjatë.

Varësisht nga faktit nëse shtresa përfundimtare mbrojtëse dhe dekorative e pishinës do të bëhet me ngjyrë ose pllaka për pishinë, varet edhe lloji i hidroizolimit që do të aplikohet:

 

1. Nëse shtresa përfundimtare mbrojtëse dhe dekorative e pishinës do të bëhet me ngjyrë për pishina ADINGKOLOR RB, atëherë para se të aplikoni këtë shtresë përfundimtare, aplikohet hidroizolim që përbëhet prej një komponente HIDROMAL.

HYDROMAL është një hidroizolim me një komponent në bazë të çimentos që aplikohet në 3 shtresa, me furçë – paletë - furçë. Në shtresën e parë të HYDROMAL-it shtohet mjet polimerik LIDHJA U (VRSKA U) i cili do të mundësojë aftësi ngjitëse më të mirë, ngjitje më të mirë të hidroizolimit në substrat. Pas aplikimit dhe tharjes së të gjitha shtresave të HIDROMAL, sipërfaqja përfundimisht lyhet me ADINGKOLOR RB.

ADINGKOLOR RB është një mjet për lyerje prej një komponente në bazë të rrëshirës sintetike dhe tretësve, që ka ngjitje të shkëlqyeshme për substrati, është UV i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj klorit, acideve dhe bazave për tretje dhe hollim, tretjeve të kripërave dhe vajrave minerale. Aplikohet në 2 shtresa, me furçë, rul ose makinë, duke e spërkatur me një pompë pa ajër, ndërsa pishina mund të përdoret 7 ditë pas aplikimit të shtresës së fundit. Jetëgjatësia e veshjes përfundimtare varet nga mënyra e përdorimit dhe mirëmbajtjes. ADINGKOLOR RB mund të pastrohet me një makinë me furça rrotulluese me detergjent të holluar me ujë dhe acide të holluara.

Për shkak të përbërjes kimike të ujit, gjatë sezonit, shtresa e përfundimtare në disa vende mund të ndryshojë ngjyrën ose të mbeten depozita në të. Sidoqoftë, ADINGCOLOR RB kryesisht ruan funksionin e tij të mbrojtjes kimike të betonit nga agresiviteti i mjeteve për trajtim të ujit.

2. Nëse shtresa përfundimtare mbrojtëse dhe dekorative e pishinës realizo me pllaka pishine, atëherë para ngjitjes së pllakave, aplikohet hidroizolim prej dy komponentëve HIDROMAL FLEKS. HIDROMAL FLEKS është hidroizolim elastik, prej dy komponentëve në bazë çimentoje, që aplikohet në 2-3 shtresa, me furçë ose rul. Ka ngjitje të shkëlqyeshme në bazën e betonit, ndërsa mund të aplikohet edhe në sipërfaqe të lagështa dhe është një hidroizolim jo toksik dhe me rezistencë bakteriologjike. Pasi të aplikohet dhe të thahet shtresa e fundit e hidroizolimit, aplikohet ngjitës i pllakave i papërshkueshëm nga uji HIDROKOL SP, mbi të cilin ngjiten pllakat e pishinës.

Jetëgjatësia e pishinave varet nga mënyra e mirëmbajtjes, pastrimi i rregullt i tyre dhe, nëse është e nevojshme, restaurimi i detyrueshëm i pjesëve të dëmtuara.

 

Përgatiti: Aleksandra Petrovska ing. e dipl.ark.