Image20 Dhj 2016

Mbledhje përfundimtare vjetore e Grupacionit Ading

Në periudhën prej 2 deri më 4 dhjetor, u mbajt Mbledhja përfundimtare vjetore e Grupacionit Ading për vitin 2016, e cila u mbajt në Vrnjaçka Banja, në Serbi.


Në mbledhjen ishin të pranishëm anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës, drejtorët e sektorëve, udhëheqësit e shërbimeve dhe një pjesë e të punësuarve, si dhe drejtuesit e kompanive bija nga R. e Maqedonisë, R. e Serbisë dhe R. e Bullgarisë.


Në këtë mbledhje u shqyrtua puna e të gjitha kompanive anëtare të Grupacionit ADING për vitin 2016 dhe u prezantuan planet e punës për vitin 2017. Në të njëjtën kohë, u mbajt edhe takim i grupit teknik në të cilin u analizuan problemet e ndryshme teknike me të cilat ballafaqohen inxhinierët tanë në përditshmërinë, nevoja për prodhime të reja të cilat do të plasoheshin në tregun si dhe konsultimet tjera për avancimin e shitjes.