Image1 Mar 2017

ADING – fitues i shpërblimit për filantropi

Në ndarjen e sivjetme për shpërblimin OKO, kompania jonë e fitoi shpërblimin për filantropi korporative për ndërmarrje të mesme. Bëhet fjalë për mirënjohje të cilën tradicionalisht e ndan shoqata HORUS.


Ading në vitin 2016 u shqua përmes donacioneve të shumta në mjete materiale siç është përkrahja për banorët e rajoneve të vërshuara në rrethinën e Shkupit, si dhe përmes donacioneve të prodhimeve të veta – materiale ndërtimore për objekte të rinovuara me interes publik dhe përmendoret kulturo-historike. Bëmë donacione edhe për përpunimin e modeleve për nevojat e studentëve të Fakultetit të arkitekturës në Shkup.



Shpërblimet për filantropi OKO u realizuan në kuadër të projektit SIGN të implementuar nga SIGN – rrjetit rajonal të fondacioneve nga Ballkani Perëndimor, dhe me përkrahje të Unionit Evropian dhe të Fondit Ballkanik për demokraci. Qëllimi është që tu jepet mundësi qytetarëve, organizatave civile dhe shfrytëzuesve përfundimtarë të donacioneve që publikisht ta shfaqin falënderimin e vet ndaj donatorëve. Nga ana tjetër, shpërblimet u japin mundësi donatorëve të fitojnë përkrahje më të madhe nga publiku për projektet në të cilat besojnë dhe me të cilat kontribuojnë për jetësim dhe zhvillim të vlerave siç janë solidariteti, respekti, etika, humaniteti dhe bamirësia.