Image2 Tet 2023

ADING NË SIMPOZIUMIN E 20-të JUBILAR TË SHKNM-së "KONSTRUKSIONE REZISTENTE"

Kompania ADING ka qenë përkrahëse shumëvjeçare  e Shoqatës së Konstruktorëve të Ndërtimit të Maqedonisë (SHKNM), duke përfshirë edhe simpoziumin e sivjetshëm shkencor, të 20-vjetorit jubilar të organizuar prej saj. Simpoziumi u mbajt në 60-vjetorin e tërmetit të Shkupit nën moton "KONSTRUKSIONE REZISTENTE" në periudhën 28-29 shtator, që  ishte vendtakim i më shumë se 600 mysafirëve nga e gjithë bota.

Në ditën e parë të seancës së pasdites, menaxheri kryesor, Nikola Uzunov, i cili është pjesë e Zbatimit dhe Shitjes, foli në temën: "BETONI CILËSOR, GARANCI PËR SIGURINË DHE QËNDRUESHMËRINË E KONSTRUKSIONEVE TË BETONIT TË ARMIRUAR". Ai theksoi rëndësinë e cilësisë së betoni në ndërtime me theks të veçantë të zonave sizmikisht aktive, por edhe për qëndrueshmërinë e tij dhe nevojën për mbrojtjen sipërfaqësore të konstruksioneve në mjedise urbane kimikisht agresive.

Irina Stefanovska, inxhiniere udhëheqëse për testimin e materialeve në Institut, bëri prezantimin e ekspertizës analitike "VETËSHËRIMI AUTOGJENIK I STIMULUAR I MATERIALEVE NGA ÇIMENTOJA ME APLIKIMIN E HIRIT FLUTURUES DHE ADITIVËVE KRISTALO-FORMËSUES".

Mirënjohje për arritje të veçantë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit për kategorinë "Shkenca për vitin

2022" iu nda ADING-ut, Fakultetit të Ndërtimtarisë -Shkup dhe IZIIS-it(Instituti për Inxhinieri Sizmike...) për projektin me titull "HULUMTIM EKSPERIMENTAL I KAPACITETETEVE SIZMIKE TË KONSTRUKSIONEVE NGA MURET E PAARMUARA ME PARAFUGË”. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë menaxheri udhëheqës, Damçevski Bojan nga Zbatimi dhe Shitje dhe drejtori i Institutit dhe Fabrikës, Jançev Dime.

Kompania jonë është gjithmonë e gatshme të mbështesë njerëzit e saj, duke ndarë përvojat e fituara ndër vite. Një nga vlerat tona themelore është DITURIA! Ne ndërtojmë, transferojmë, ndajmë dhe mbështesim diturinë. Ekipet dhe individët tanë kanë mbështetjen tonë në kërkimin e teknologjive dhe zgjidhjeve të reja. Prandaj jemi veçanërisht të lumtur dhe krenarë në momente të tilla.