Image13 Qer 2018

ADING ME PËRKRAHJE PËR KONFERENCËN E 16-TË TË VENDEVE PRANË DANUBIT DHE EVROPIANE PËR INXHINIERI GEOTEKNIKE

Sivjet vendi ynë e kishte nderin që të jetë nikoqir i Konferencës së 16-të të vendeve pranë Danubit dhe Evropiane për inxhinieri geoteknike në temën “Hazarde dhe rreziqe geoteknike: përvoja dhe praktika”.

Në ngjarjen e organizuar nga Shoqata për geoteknikë të Maqedonisë, u këmbyen përvoja në këtë fushë shkencore dhe praktike me më tepër se 250 pjesëmarrës nga mbarë bota, të cilët u prezantuan me 150 punime.

Ading e përkrahu ngjarjen, si pjesë e praktikës shumëvjeçare për përkrahje të tubimeve të tilla shkencore, të ndërlidhura me veprimtarinë dhe fushat në të cilat veprojmë si kompani.