ADING Drejtori i Përgjithshëm fituesi i çmimit "Krijuesit e shekullit"
Kryetari i Bordit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i ADING, Bllagoja Donçev, është fitues i çmimit për arritje jetësore në Evropën qendrore dhe juglindore, "Krijuesit e shekullit".
Në një përzgjedhje midis 411 kandidatëve nga 8 vende të rajonit, komiteti ndërkombëtar për ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve "Krijuesit e shekullit" ka shpërblyer 56 kompani, organizata dhe persona nga 6 vende, si më meritorët për zhvillimin e sipërmarrësisë në Evropën qendrore dhe juglindore. Nga sipërmarrësit dhe kompanitë maqedonase u shpërblyen edhe kompanitë "Halk Bank", "Adora Inzhenering" dhe "Kiro Dandaro".
"Krijuesit e shekullit" është çmim që e ndan Forumi ndërkombëtar ekonomik "Perspektiva" dhe Komiteti ndërkombëtar për ndarje të çmimeve dhe mirënjohjeve "Krijuesit e shekullit" nga Kroacia, në kuadër të Samitit rajonal të sipërmarrësve nga Evropa qendrore dhe juglindore "300 më të mirët". Samiti këtë viti u mbajt, nga 22 deri më 24 mars 2019 në Dubrovnik, ndërsa u paralajmërua edhe Kongresi botëror i sipërmarrësve "Maqedonia e Veriut 2019", i cili këtë vit do të mbahet në Shkup në tetor.