Image15 Tet 2019

Pjesëmarrje dhe prezantime të ekspertëve të Ading gjatë Simpoziumit SHKNM 2019

 "Simpoziumi i 18-të i Shoqatës së Konstruktorëve Ndërtimorë të Maqedonisë (SHKNM 2019)" u mbajt nga 2 tetor deri më 5 tetor 2019 në Ohër, Maqedoni. Simpoziumi u përqendrua në çështje në fushën e konstruksionit në ndërtimtari, me theks të veçantë në praktikën e deritanishme dhe arritjet më të fundit në fushën e monitorimit dhe testimit të strukturave, modelimit konstruktiv, metodave për vlerësim të kushteve, si dhe aplikimit të materialeve moderne për restaurimin e strukturave.


Në këtë aktivitet, kryetarja e SHKNM-së Prof. d-r. Meri Cvetkovska, ia dorëzoi mirënjohjen "Anëtar i Merituar i SHKNM" drejtorit Aleksandar Belev Ing. dipl.i ndërtimtarisë (ADING). Për më tepër, gjatë simpoziumit, u prezantua projekti "Strep" me temën "PËRFORCIMI I MURATORISË ME RIFUGIM KONSTRUKTIV"  të cilin e hartuan dhe përgatitën tanë Bojan Damcevski dhe Dime Jançev në bashkëpunim me punonjës të IZIIS dhe profesorë të Fakultetit të ndërtimtarisë.

Po ashtu, prezantim në temën "LIDHJA NDËRMJET BETONEVE ME KARAKTERISTIKA TË NDRYSHME" pati edhe një nga inxhinierët tonë Nikolla Uzunov, në bashkëpunim me Prof. d-r Goran Markovski nga Fakulteti i ndërtimtarisë Shkup.

Të dy punimet mund t’i shihni në seksionin e Publikimeve në ueb faqen tonë.