Image31 Maj 2024

DITËLINDJA E 55-të JUBILARE E ADING-ut

Për më shumë se pesë dekada, ne jemi pozicionuar si një brend lider në industrinë kimike të ndërtimit në Maqedoni dhe më gjerë në rajon, duke ruajtur cilësinë dhe inovacionin e vazhdueshëm. Në këto 55 vite, kompania është rritur dhe përparuar, duke u bërë sinonim i dijes dhe përvojës.

Më 30 maj, në oborrin e fabrikës Ading u organizua një ngjarje interne për të gjithë punonjësit tanë. Iu ndanë mirënjohje punonjësve që janë pjesë e kompanisë 10, 20, 25 dhe 30 vjet, si dhe u dorëzuan eksponate të punuara me dorë të “Molekulës – simbol i ADING-ut”, në shenjë mirënjohjeje për ish-të punësuarit.

Ky manifestim ishte një mundësi për t’u mbledhur të gjithë në një vend dhe për të uruar njëri-tjetrin për vitet e kaluara, gjithë punën, përkushtimin dhe besnikërinë ndaj kompanisë. Siç theksoi kryetari i Bordit Drejtues dhe drejtori i përgjithshëm, Zoran Petrovski, suksesi është rezultat i punës së përbashkët ekipore dhe përfshirjes maksimale të të gjithëve në punë.

Kjo ngjarje u zhvillua në parkun tonë të fabrikës, e kombinuar me muzikë të mirë dhe fytyra të hareshme të njerëzve tanë.