Image6 Pri 2022

ADING DO TË SIGUROJË ENERGJI ELEKTRIKE NËPËRMJET PANELAVE FOTOVOLTAIKË

Përgjegjësia shoqërore është një nga përcaktimet e kompanisë sonë, dhe në këtë drejtim vazhdojmë me zhvillimin tonë të qëndrueshëm. Në vijim e sipër është instalimi i centralit fotovoltaik për prodhim vetanak të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë qëndrojmë fortë në angazhimet tona për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe marrim pjesë në rrjedhat botërore të procesit të dekarbonizimit të vendit dhe njëkohësisht e zvogëlojmë varësinë energjetike të vendit tonë.

Me vënien në funksionalitet të plotë të këtij centrali, do të pengojmë emisionin vjetor të rreth 360 tonëve CO2 që të arrijnë në atmosferën tonë, me supozim se kjo prodhimtari e zëvendëson prodhimin nga termocentrali që punon me thëngjill. Instalimi i paneleve solarë fotovoltaike bëhet në një pjesë të çatisë së objekteve, të cilat janë të drejtuara nga ana juglindore dhe do të shtrihen në sipërfaqe të përgjithshme prej 2000 metrash katrorë. 

Sistemi fotovoltaik do të përbëhet nga 480 module fotovoltaike me fuqi të përgjithshme prej përafërsisht 270 kWр. Energjia e plotë elektrike e prodhuar në nivel vjetor vlerësohet se do të jetë përafërsisht 360 MWh, që paraqet ekuivalent i nevojave të deritashme vjetore të energjisë elektrike të kompanisë ADING. Ky investim, i cili është në proces të realizimit, arrin vlerën prej 13.000.000 denarësh.