Aditivë

Gama e produkteve të ADING-ut përfshin aditivë të cilësisë së lartë për prodhimin e betonit dhe llaçit, të certifikuar sipas standardeve evropiane. Roli i tyre është thelbësor në përmirësimin e vetive fiziko-mekanike të përzierjes së freskët të betonit dhe të betonit të ngurtësuar. Një pjesë e tyre janë plastifikuesit, superplastifikuesit, agjentët ajërformues, aditivët e specializuar për betonimin në kushte dimërore dhe për prodhimin e betonit të papërshkueshëm nga uji, përshpejtuesit e ngurtësimit etj. Zgjidhjet bazohen në teknologjitë e avancuara të polikarboksilateve (PCE), të cilat mundësojnë uljen maksimale të raportit ujë/çimento (W/C). Me përdorimin e tyre sigurohet ruajtja e punueshmërisë dhe konsistencës së shkëlqyer të betonit, pa rrezikun e segregimit, gjë që është thelbësore për prodhimin e betonit të pompueshëm, betonit të transportueshëm dhe elementeve të parapërgatitura prej betoni. Një nga karakteristikat kryesore të këtyre produkteve është përputhshmëria e tyre me llojet standarde të çimentos, e plotësuar me mbështetje profesionale teknike dhe optimizim laboratorik të recetave të betonit. Ме përdorimin e tyre garantohet arritje e klasës së projektuar të betonit, rezistenca të larta në shtypje si në fazat e hershme, ashtu edhe në atë përfundimtare, rezistencë ndaj ngricave dhe qëndrueshmëri të shtuar të konstruksioneve prej betoni të armuar. Shtesat për beton përbëjnë grupin më të vjetër dhe më të gjerë të produkteve në gamën e ADING-ut. Vetë emri ADING është një fjalë e krijuar nga bashkimi i fjalëve «aditivë» dhe «inxhinieri». Aditivët përdoren për prodhimin e betonit për të gjitha llojet e objekteve ndërtimore. Përdorimi i tyre mundëson betonim ekonomik, ndërtim të qëndrueshëm dhe objekte ndërtimore me jetëgjatësi të lartë.