Image15 Tet 2020

ADING merr pjesë me produktet dhe udhëzimet e veta në ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar Kabaale, në qytetin e Hoima, R. Uganda

Përvoja shumëvjeçare në ndërtimin e karregjatave të betonit dhe pistave të aeroporteve, përvoja të fituara kryesisht në Kazakistan, por edhe në disa nga republikat e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, po i transferojmë në kontinentin Afrikan. 

Recetat e përsosura dhe të përshtatura të disa prej produkteve tona, si dhe njohuritë e teknologjia e integruar në këto struktura të betonit tashmë e kalojnë provimin e kohës dhe paraqesin referencë të vlefshme për punën tonë. Konkretisht ADING merr pjesë, në ndërtimin e objektit, me produktet e veta, por edhe me instruksione dhe ekspertizë të drejtpërdrejtë nga inxhinierët tanë dhe në bashkëpunim me
kontraktuesin kryesor kompaninë izraelite "SBC (Uganda) LTD".

Aeroporti Kabaale, në afërsi të qytetit Hoima, është projekt me rëndësi strategjike për rajonin perëndimor të Ugandës dhe industrinë e saj të naftës dhe ndërtimi i tij filloi në vitin 2018, ndërsa duhet të përfundojë në vitin 2023.

Photo: „SBC (Uganda) LTD“